Fasada dekorative me rrjetë të zgjeruar
Fasada dekorative sekondare me rrjetë të zgjeruar tridimensionale nga materiali alumin 2mm, ofrohet me llojllojshmeri ngjyrash sipas Rall Carde e realizuar me teknologjine Powder Coating. Projektohen sipas kerkesave te projektit ne dimensione, moduleve dhe gjatesi te ndryshme. Gjenë aplikimet në fasadat dekorative përfshirë ndërtesa rezidenciale, komerciale dhe institucionale. Ajo mund të ofrojë një zgjidhje tërheqëse dhe funksionale për të përmirësuar pamjen e një ndërtese dhe për të krijuar një identitet vizual unik. Fasada me rrjete tredimensionale reflekton dritën në drejtime të ndryshme, ndryshon pamjen në varësi të ndriçimit dhe ne te njejten kohe pershtatet mirë me dru, gur, beton, tullë dhe xhame. Gjithashtu janë të përshtatshme për kontrollin diellor gjate periudhave te ngrohta, ne anen tjeter lejon që një sasi e madhe e drites natyrale të deperotoje gjatë periudhave të dimërit. Fasada me rrjete tridimensionale si fasade sekondare përpara sipërfaqeve me xham mundeson uljen e temperaturës së brendshme deri në 5°.