Gilindera

Gilindera për shkallë

  • Alumin
  • Inox (stainless steel)
  • Xham sigurie
Materiali
Alumin, Inox (stainless steel), Xham sigurie
Përfundimi
Ngjyrosje me pluhur QUALICOAT Class 2 ose inox i lëmuar
Dimensionet
Me porosi, sipas matjeve në objekt
Montimi
Nga ekipi ynë, në Kosovë dhe jashtë saj

Rreth produktit

Gilindera për shkallë të brendshme dhe të jashtme – për qendra tregtare, ndërtesa banimi dhe objekte publike.

Përparësitë

  • Siguri e llogaritur sipas ngarkesës së përdorimit
  • Parmak i rehatshëm, i qëndrueshëm në përdorim intensiv
  • Pamje e pastër që përshtatet me arkitekturën
  • Mirëmbajtje minimale

Mundësitë

  • Parmak inoxi në mur
  • Panele xhami me parmak inoxi
  • Shufra vertikale alumini
  • Ngjyrë RAL ose inox i brushuar
Siguria dhe statika

E llogaritur nga inxhinierët tanë

Çdo sistem dimensionohet me llogaritje statike, sipas ngarkesave reale të objektit dhe normave evropiane (Eurocode) e atyre të vendit ku montohet.

1

Ngarkesat

Ngarkesa horizontale në parmak sipas kategorisë së përdorimit – banim, zyra ose hapësira publike – si dhe goditjet nga përdoruesit.

2

Materiali

Profile alumini dhe inoxi me trashësi të llogaritur; xham laminat sigurie te panelet me xham.

3

Ankorimi

Fiksim në shkelëse, në anë të shkallës ose në mur – i llogaritur sipas materialit të objektit.

Si e realizojmë

Matja

Matjet dhe kontrolli i objektit në vend.

Statika & projektimi

Llogaritjet dhe vizatimet teknike.

Prodhimi

Prodhim dhe ngjyrosje në fabrikën tonë.

Montimi

Instalimi nga ekipi ynë.

Produkte të ngjashme