Xhami ndarës për interier
Xhami ndarës punohet nga materiale kualitative. Në rast të thyerjes së tij nuk rrezikon sepse është i plastifikuar. Pra, copëzat e xhamit nuk përhapen në hapësirën tuaj, por mbesin brenda izolimit plastik. Gjithashtu, xhami ndarës mundëson depërtimin e dritës natyrore në hapësirë, duke krijuar një atmosferë më të ndritshme. Kjo mund ta zvogëlojë nevojën për ndriçim artificial gjatë ditës, duke kursyer kostot e energjisë. Një veti tjetër e xhamit ndarës ëhtë që ju lejon ta shijoni pamjen e jashtme dhe kjo mund t'ju ndihmojë të ndiheni më të lidhur me mjedisin duke një ndjenjë qetësie.
Xhami ndarës mund të projektohet me veti izoluese me performancë të lartë për të ndihmuar në uljen e konsumimit të energjisë duke e mbajtur hapësirën e brendshme më të freskët gjatë verës dhe më të ngrohtë gjatë dimrit.
Muret prej xhami mund të jenë një element elegant dhe i gjithanshëm i dizajnit që plotëson çdo stil arkitekturor ose dekor të brendshëm. Ata mund ta krijojnë një lidhje midis hapësirave të brendshme dhe të jashtme ose t’i ndajnë hapësirat e brendshme duke ruajtur vizualitetin.